Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Reshjet e dendura shkaktuan rënien e gurëve në Qukës-Qafë Plloçë”/ ARRSH: I gjithë aksi është i hapur e pa probleme
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me bllokimin e aksit Qukës-Qafë Plloçë nga rrëshqitjet e një masivi gurësh. ARRSH thekson se grupet e punës ndodhen në terren. Më tej bëhet me dije se është krijuar një bypass-i i përkohshëm për devijimin e trafikut në këtë segment si dhe për sigurinë e shoferëve. Sipas njoftimit aksi është i hapur ndërsa ARRSH bëri thirrje për zbatimin e rregullave të qarkullimit. “Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë. Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një...