Shembja masive e shkëmbinjve bllokon aksin Qukës-Qafë Pllocë/ Devijohet qarkullimi i automjeteve

Shembja masive e shkëmbinjve bllokon aksin Qukës-Qafë Pllocë/ Devijohet qarkullimi i automjeteve

Një tjetër shembje masive ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, ku një masiv dheu e gurë janë shkëputur nga skarpatat e rrugës dhe ka rënë në rrugë duke bërë bllokimin e saj. Kjo ka ardhur si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit. Për shkak të rrezikut dhe për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës, qarkullimi i automjeteve është devijuar në një korsi të re, e cila ishte hapur disa ditë më parë, pasi pritej që një situatë e tillë të ndodhte. Nga ana e kompanisë ndërtuese është realizuar një bypass, i cili mundëson kalimin e mjeteve në të dy drejtimet, duke shmangur bllokimin total të qarkullimit në këtë segment problematik. Shembje të tilla janë përsëritur disa herë...