Situata nga moti i keq/ Dëmtim i infrastrukturës dhe rrëshqitje dherash ja si paraqitet gjendja në qarqe

Situata nga moti i keq/ Dëmtim i infrastrukturës dhe rrëshqitje dherash ja si paraqitet gjendja në qarqe

Gjatë 24 orëve të fundit, situata paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e larta të lumenjve, rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet në infrastrukturë. Nivelet e shumicës së lumenjve janë në rënie, ndërsa hidrovorët në zonat më të prekura po punojnë me kapacitet të plotë. Forcat e emergjencave, Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbeten në terren për normalizimin e situatës dhe mbajtjen nën kontroll të zonave me risk. QARKU VLORË Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë. Niveli i lumit Vjosë në Novoselë vazhdon me trend ulje. Gjatë ditës së djeshme, në ndihmë të situatës erdhën dhe forcat e Njësisë së Komandës Mbështetëse. Bashkia Sarandë Situata është në...