Sot/ Derbi i Milanos mbërthen ‘Europën’, Reali në transfertë, Arsenal për shkëputjen e madhe

Inter- Milan në program në orën 20:45 në “San Siro” do të jetë ndeshja e madhe europiane e ditës së sotme. ‘Madonina’ në këtë javë të 12-të të Serie A i gjen dy skuadrat milaneze në momente të vendimtare për kreun e futbollit elitar italian. Zikaltërit kanë 24 pikë ( një më pak se Napoli kryesues) ndërsa kuqezinjtë janë në kuotën e 22 pikëve.

Ndërkaq për këtë javë zhvillohen dhe takimet; Verona- Parma, Kremoneze- Roma dhe lacio- Leçe.

Në Premier League supersfida i takon derbit londinez Arsenal- Totenhem. Kjo ndeshje e javës së 12 zhvillohet në orën 17:30 teksa ndeshja tjetër e ditës përkon me duelin e orës 15:00 Lids- Aston Vila. Sakaq, pas zhvillimëve të djeshme, Arsenal ka mundësinë të shkëputet ndjeshëm në krye.

La Liga ka në kalendar 4 takimet e xhiros së 13-të të saj. Real Madrid viziton Elcen në 21:00 teksa derbi Getafe- Atletiko Madrid, Oviedo- Vajekano dhe Betis- Zhirona mbyllin ndeshjet e ditës së sotme.

Dy takime luhen sot në Bundesligë: Lajpcig- Verder dhe St. Pauli- Union Berlin për llogari të raundit të 11-të. Në Ligue 1, 5 takime: Okser- Lion, Nantë- Lorient, Brest- Metz, Tuluzë- Anxhers dhe Lilë-Paris FC. /Sportiim.al/

Vazhdo leximin