Reshjet e dëborës në Bogë-Theth, trashësia arrin deri në 40 cm (VIDEO)

Reshjet e dëborës në Bogë-Theth, trashësia arrin deri në 40 cm (VIDEO)

Reshjet e dëborës të cilat kanë vijuar gjatë gjithë natës në disa zona malore të vendit kanë bërë që në aksin Bogë-Theth trashësia e saj të arrijë deri në 40 centimetra. Grupet e punës ndodhen në zonë për pastrimin e rrugës dhe mos bllokimin e qarkullimit. Ndërkohë edhe në aksin Hani Hotit – Dogana Vermosh ka pasur reshje debore gjatë natës në lartësi mbi 1000 m. Dy borëpastruese ndodhen në terren, teksa nuk problem me qarkullimin.