“Po mendoja të dorëzohesha, i ftohti po më mpinte por…”/ Rrëfehet shqiptari që shpëtoi ish-punëdhënësin nga mbytja

“Po mendoja të dorëzohesha, i ftohti po më mpinte por…”/ Rrëfehet shqiptari që shpëtoi ish-punëdhënësin nga mbytja

Elton Zefi, një 32-vjeçar që jeton e punon në sektorin e energjisë fotovoltaike në Padova, është bërë protagonisti i një akti të jashtëzakonshëm guximi dhe humanizmi. Historia e tij, është një kujtesë e fuqishme se ende ka njerëz që veprojnë pa hezitim për të shpëtuar një jetë. Ditën e ditëlindjes së tij, më 20 nëntor, Eltoni ishte duke shkuar në një takim pune me një koleg, kur panë një grup njerëzish të mbledhur në brigjet e kanalit Battaglia, në Padova. Një burrë kishte përfunduar me makinën e tij në kanal dhe kishte mbetur i bllokuar brenda, duke rrezikuar të mbytej. Eltoni bëri atë që askush nga të pranishmit nuk pati guximin ta bënte. Ai hoqi pantallonat dhe xhaketën dhe hyri në ujërat e akullta të...