Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Studimi mbi racizmin në Spanjë / Yamal dhe Real Madridi, më të urryerit në rrjetet sociale
23 Nëntor 2025 9:22 Alfred Lleshi Rrjetet sociale vazhdojnë të jenë terren për shpërndarje urrejtjeje, veçanërisht ndaj sportistëve. Observatori Spanjoll i Racizmit dhe Ksenofobisë (Oberaxe) publikoi një raport që mat nivelin e ofendimeve në internet. Në aspektin individual, “fituesi” i trishtueshëm është Lamine Yamal, i cili merr rreth 60% të fyerjeve në rrjete, me etiketime raciste si: ‘majmun i mutit’, ‘kurvë e zezë’, ‘duhet të kthehesh në vendin tënd’ etj. Drejtori i “Oberaxe”, Tomás Fernández, thotë se sulmet lidhen me origjinën dhe ngjyrën e tij të lëkurës. Pas tij renditen Vinicius me 29% dhe Mbappé me 3%, ndërsa Nico dhe Iñaki Williams, Balde dhe Brahim marrin nga 2%. Në nivel klubesh, më i godituri është Real Madridi (34%), i ndjekur nga Barcelona (32%) dhe befas Valladolid...