Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Familja e Neymarit blen markën “Pelé” për rreth 18 milionë dollarë
23 Nëntor 2025 9:28 Alfred Lleshi “NR Sports”, kompania e Neymar da Silva Santos (babai i Neymarit), ka blerë markën “Pelé”. Sipas gazetarëve brazilianë Pedro Lopes Guimar dhe Danilo Lavieri të UOL, negociatat kanë qenë të thjeshta, pasi marka ishte përdorur shumë pak që pas vdekjes së Pelés më 29 dhjetor 2022. Blerja përfshin të drejtat mbi emrin dhe imazhin e legjendës braziliane, licencimin e produkteve, arkivat historike dhe asetet e tjera. “NR Sports” ka rinovuar gjithashtu tribunën VIP që Pelé përdorte në “Vila Belmiro”, e cila tani vizitohet nga familja e tij. Janë ndërruar të gjitha ulëset, është ndërtuar një tualet i ri, është vendosur xham i ri dhe ajër i kondicionuar, me shpenzimet të mbuluara plotësisht nga kompania e familjes “Neymar”. Edhe pse nuk...