Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Realizohet operacioni i komplikuar në repartin e Neurokirugjisë në QSUNT, Rama ndan pamjet: Histori suksesi
Në shërbimin e Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, një procedurë e komplikuar kirurgjikale është kryer me sukses nga doktor Artur Xhumari dhe stafi i tij. Një paciente e moshës 48-vjeçare paraqitet në spital me hemorragji ‘subarachnoidale’, nga e cila i rrezikohej gjithashtu dhe jeta. Doktor Xhumari ka shpjeguar të gjithë procedurën e ndjekur, ndërsa bën me dije se operacioni përfundoi me sukses dhesë pacientja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Rastin e ka shpërndarë në rrjete sociale dhe kryeministri Edi Rama me përshkrimin: MIRËMËNGJESI dhe me këtë tjetër histori suksesi nga shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUNT, ku prof. Artur Xhumari dhe ekipi i tij shpëtuan jetën e një pacienteje, ju uroj një të diel të mbarë.