Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dëbora zbardh Dardhën në Korçë dhe fshatrat në Librazhd, nuk ka probleme me qarkullimin (VIDEO)
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Kështu në zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës janë regjistruar reshjet e para të dëborës mbi 1000 m lartësi. Sipas informacioneve paraprake nuk paraqiten probleme me qarkullimin, ndërsa grupet e punës ndodhen në terren për mirëmbajtjen e rrugës. Edhe fshatrat malore të Librazhdit zbardhen nga bora Reshjet e para të borës kanë mbërritur në zonat malore të Librazhdit, duke zbardhur fshatrat Stërblev, Qarrishtë dhe Marat. Aktualisht rrugët kryesore janë të kalueshme dhe nuk raportohen problematika të tjera. Fshatrat Stërblev, Qarrishtë e Marat janë zbardhur ndërkohë që akset rrugore deri tani janë të kalueshme. Dëbora sapo ka nisur dhe nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve apo ndërprerje të tjera.