Kategoria e Parë e gjitha në fushë, nis raundi i …kthimit

Kategoria e Parë luan këtë të diel në orën 13:30 ndeshjet e para të fazës së dytë. Dy skuadrat e kreut Skënderbeu dhe Laçi me misionin për të bërë të tjera pikë të vlefshme për objektivin sezonal që kanë. Pavarësisht se përballë do të kenë rivalë të denjë. Korçarët në provë të vështirë në “Liri Ballabani” ndaj Burrelit të teknikut Nikaj (i pezulluar) ndërsa kurbinasit e Shensoit të impenjuar në shtëpi me Ilirinë e Fushë Krujës.

Sidoqoftë, sot në këtë javë të parë të fazës së dytë, e 12-ta në radhë, janë në axhendë të gjitha takimet që parashikon kalendari. Kështu në “Roza Haxhiu” të Lushnjës luhet një tjetër takim delikat. Lushnja e Bicajt (i pezulluar) përballet me Pogradecin i cili mban vendin e tretë.

Një tjetër ndeshje me rivalitet të madh shihet në Fushë Krujë. Kastrioti, befas i zgjuar javët e fundit, pret Besën e Kavajës. Korabi- AF Luftëtari dhe Apolonia- Kukësi mbyll panoramën e kësaj jave e cila me gjasë do të zhvillohet në kushte të motit me shi e terrene të rënduara.

Java e 12-të, 23 nëntor 2025

13:30

Laçi- Iliria

Burreli-Skënderbeu

Kastrioti- Besa

Apolonia- Kukësi

Korabi- AF Luftëtari

Lushnja- Pogradeci/ Sportiim.al/

Vazhdo leximin