Allegri nuk humb asnjë derbi që nga viti 2015, por kujdes me precedentët kundër “Djallit”

Allegri nuk humb asnjë derbi që nga viti 2015, por kujdes me precedentët kundër “Djallit”

23 Nëntor 2025 9:08 Alfred Lleshi Në prag të derbit të së dielës, Inter–Milan sjell jo vetëm tension, por edhe statistika. Për Cristian Chivu ky do të jetë derbi i parë si trajner, ndërsa Massimiliano Allegri rikthehet pas gati 12 vitesh në pankinën ku jetoi derbet e viteve 2010–2014. Te Juventusi, Allegri ka një bilanc mbresëlënës ndaj Torinos: 18 derbi, 13 fitore dhe asnjë humbje që nga 26 prilli 2015. Me Milanin, panorama ka qenë më e ndërlikuar. Derbi i tij i parë si kuqezi më 14 nëntor 2010 përfundoi 0-1, falë penalltisë së Ibrahimovic, në një sfidë që, ashtu si tani, u luajt në javën e 12-të të kampionatit dhe në “San Siron” zikaltër. Më pas erdhën fitoret 3-0, që çuan drejt titullit të...