Fati i keq i mbrojtësit kuqezi, do t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë gjatë jashtë fushe

Fati i keq i mbrojtësit kuqezi, do t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë gjatë jashtë fushe

I rikthyer si një ndër të paktat alternativa në krahët e mbrojtjes së kombëtares dhe si një futbollist që luan me këmbën e majtë, gjithashtu si një alternative shumë e mirë e Mario Mitajt, Naser Aliji, do të jetë i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të problemeve fizike. Mbrojtësi luajti këtë fundjavë me Dinamon ndeshjen kundër Elbasanit, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Por pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja bëri të qartë se lojtari duhet të operohet për shkak të problemeve me pubalgjinë që e kanë kushtëzuar shumë. “Ngarkesa që ka Aliji është shumë e madhe dhe mund ta humbasim Aljin për një periudhë dymujore, se ka probleme me pubalgjinë dhe mund të operohet, e ka luajtur i sforcuar”, shpjegoi Daja pas...