Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Donald Trump i bëri dhuratë të jashtëzakonshme CR7 në “Shtëpinë e Bardhë”, është për shumë pak njerëz
Cristiano Ronaldo u nderua në çdo mënyrë të mundshme nga Donald Trump gjatë vizitës së tij në “Shtëpinë e Bardhë”, me rastin e darkës shtetërore të organizuar nga presidenti amerikan për ta pritur, dhe kontribuar në rehabilitimin para botës, princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Ronaldo ishte në Uashington, së bashku me partneren Georgina Rodriguez. Trump i dhuroi Ronaldos buzëqeshje dhe foto për t’i shfrytëzuar në rrjetet e tij sociale shumë fitimprurëse, por nuk u mjaftua me kaq. Kreu i SHBA i bëri edhe një dhuratë të jashtëzakonshme, të rezervuar për shumë pak njerëz, çelësin e artë të “Shtëpisë së Bardhë”. Ishte hera e parë që Ronaldo shfaqej publikisht në SHBA, pas akuzës për përdhunim të ngritur ndaj tij nga Kathryn Mayorga....