Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Barcelona mund të thyejë rekordin e lojtarëve përfaqësues të saj në Botërorin 2026
Në Botërorin 2022 në Katar, Barcelona u përfaqësua me më shumë lojtarë se çdo klub tjetër; 17 ndërkombëtarë, duke përfshirë Pedri, Gavi, Eric Garcia, Jordi Alba, Busquets, Ferran Torres, Balde, Ansu Fati (Spanjë), Koundé dhe Dembélé (Francë), De Jong dhe Memphis Depay (Holandë), Ter Stegen (Gjermani), Lewandowski (Poloni), Christensen (Danimarkë), Raphinha (Brazil), Araujo (Uruguaji). Pra, regjistroi rekordin e lojtarëve nga një klub në një Botëror. Për Botërorin 2026 (SHBA, Kanada, Meksikë), Barcelona mund ta thyejë sërish këtë rekord me 18 lojtarë potencialë, përfshirë: Spanja: Cubarsí, Pedri, Olmo, Fermín, Ferran, Lamine Yamal, Joan Garcia, Gavi, Eric Garcia, Balde Holanda: Frenkie de Jong Franca: Jules Koundé Anglia: Marcus Rashford Brazili: Raphinha Uruguaji: Ronald Araujo Gjermania: Marc ter Stegen Në këtë listë mund të shtohen Lewandowski (Poloni), Christensen...