Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Detroit lider në Konferencën e Lindjes, Chicago fiton në fund, “OK” Clippers e Memphis
Detroit mbetet skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, duke mposhtur sot edhe Milwaukee me shifrat 129-116. Një fitore jashtë fushe për Pistons, ku për miqtë u dallua Cade Cunningham me 29 pikë e 10 asist (për Bucks mungoi sërish Antetokounmpo). Fitore në sekondat e fundit për Chicago, që triumfoi 121.120 ndaj Washington. Për Bulls u dallua Nikola Vucevic me 28 pikë e 12 rebound. Pa probleme fiton edhe Atlanta, që mundi 115-98 New Orleans, ndeshje ku u dallua Porzingis me 30 pikë. Zhgënjen skuadra e Dallas, që u mund në shtëpi 102.96 nga Memphis, në një ndeshje të dueluar deri në fund (Aldama me 20 pikë më i miri). Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Clippers, që falë 55 pikëve të veteranit James...