Napoli rikthehet te fitorja dhe te vendi i parë, Palladino e nis me humbje tek Atalanta (video)

Napoli rikthehet te fitorja dhe te vendi i parë, Palladino e nis me humbje tek Atalanta (video)

Napoli është rikthyer te fitorja, pasi mundi 2-0 Atalantën në “Diego Armando Maradona”, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Serie A. Protagonisti kryesor i 45 minutave të para ishte padyshim David Neres, braziliani shënoi dy gola. Goli i parë erdhi në minutën e 16-të, pas mori një pasim nga rasmus Hojlund, Neres futet bukur në zonë dhe dërgon topin në rrjetë me një goditje të lehtë me të djathtën. Goli i dytë erdhi në minutën e 38-të, pas pasimit të marrë nga Scot McTominay, Neres shkund rrjetën me një goditje të fuqishme brenda zonës. Noa Lang trefishoi shifrat për Napolin me golin e tij në fund të pjesës së parë. Holandezi shënoi me kokë pas krosimit të Di Lorenzo. Atalanta e nis më...