Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Tre asiste njëri më i bukur se tjetri, Anis Mehmeti shpallet lojtari i ndeshjes në Angli
Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në këtë sezon. Anësori shqiptar ka rrëmbyer sërish skenën te Bristol Siti. Klubi uellsian ka mposhtur Suonsin me shifrat 3-0, ku të tre golat kanë nisur nga këmbët e Mehmetit. Lojtari shqiptar ka dhënë asist në të tre golat e shënuar nga Bristol Siti, duke u shpallur kështu edhe lojtari i ndeshjes. Bristoli është ngjitur në vendin e 4-t në tabelën e renditjes në Çempionship, me 26 pikë të grumbulluara gjithsej./Sport Ekspres/