Haaland në ditë të keqe, Man. City zhgënjen sërish. Fitore e madhe për “Qymyrxhinjtë” (video)

Haaland në ditë të keqe, Man. City zhgënjen sërish. Fitore e madhe për “Qymyrxhinjtë” (video)

22 Nëntor 2025 20:22 Telesport Manchester City vazhdon me luhatjet e shumta këtë sezon. “Qytetarët” janë mundur 2-1 nga Newcastle, në sfidën e luajtur në “St. James’Park”, e vlefshme për javën e 12-të në Premier League. Golat e takimit u shënuan të gjithë në pjesën e dytë, në një hark kohor prej 7 minutash. Harvey Barnes zhbllokoi shifrat në minutën e 63-të, me Harvey Barnes, i cili shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 67-të, Ruben Dias barazoi shifrat pas një aksioni të gjatë të qytetarëve, të finalizuar me sukses nga qendërmbrojtësi portugez. Në minutën e 70-të ishte sërish Harvey Barnes që shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për vendasit, pas një rrëmuje në zonë....