Pogba rikthehet më në fund në fushë, por debutimi te Monaco rezulton shumë i hidhur

Pogba rikthehet më në fund në fushë, por debutimi te Monaco rezulton shumë i hidhur

22 Nëntor 2025 20:53 Telesport Pas plot 26 muajsh shumë të vështirë dhe sfidues për të, Paul Pogba, zbret më në fund në fushë. Mesfushori francez ka debutuar me Monaco-n, klub ku u transferua si lojtar i lirë. Pogba u aktivizua në pesë minutat e fundit, në sfidën ndaj Rennes. Një debutim i shumëpritur për Pogba, por për fatin e tij të keq e nis me humbje. Monaco u mund 4-1 në këtë takim, një rezultat që e zbeh disi gëzimin për rikthimin në fushë të Paul Pogba. Përsa i përket takimit, ylli tjetër i Monaco-s, Ansu Fati, luajti për 60 minuta, por bëri një paraqitje zhgënjyese, ashtu si gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Golin e nderit për Monaco-n e shënoi sulmuesi danez, Mika Biereth,...