Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Chivu i pakënaqur me Sommer, drejtuesit e Interit gati të afrojnë një emër “big” në janar
22 Nëntor 2025 19:32 Telesport “Football Insider” raporton se drejtuesit e Interit po monitorojnë nga afër situatën e Emiliano Martinez dhe do të provojnë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit. Trajneri i Interit, Cristian Chivu, thuhet se nuk është plotësisht i kënaqur me Yann Sommer, dhe ndaj ka kërkuar ndërhyrje në portë. Kontrata e portierit zviceran skadon në fund të këtij sezoni, ai pritet të largohet si lojtar i lirë në qershor. Në anën tjetër, Aston Villa është e gatshme ta shesë Martinez këtë dimër, megjithëse tarifa e transferimit mbetet e pazbuluar. Martinez është nën kontratë me Aston Villa deri në vitin 2029, por 33-vjeçari ashtu si edhe në merkaton e verës është në kërkim të një ekipi dhe destinacioni të ri.