2 supergola për 1 pikë. Juventus ngec në Firence, Zhegrova sheh nga stoli (video)

2 supergola për 1 pikë. Juventus ngec në Firence, Zhegrova sheh nga stoli (video)

Juventus nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertën ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”. Në minutën e 14-të arbitri kryesor i takimit jep 11-metërsh për bardhezinjtë, pas një kontakti në zonë mes Dusan Vlahovic dhe Pablo Mari. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet dhë ndërron mendje: Nuk ka penallti për Juventusin. SHIKOVIDEON Në minutën e 25-të, Moise Kean godet traversën. Në minutën e 35-të, Vlahovic humb një mundësi të mirë për të gjetur rrjetën, por nuk ia del. Goditja e sulmuesit serb shkon pak jashtë shtyllës së majtë. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Juventus gjen avantazhin me Filip Kostic, i cili shënon një gol tjetet të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Juventusin. Pjesa...