Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Meloni vlerëson shqiptarin që shpëtoi nga mbytja ish-punëdhënësin/ Kryeministrja italiane shkruan për Elton Zefin
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përshëndetur aktin e të riut shqiptar Elton Zefi, i cili shpëtoi një 85-vjeçar, i cili ra në lumë me makinën e tij dhe rrezikonte të mbytej. Kryetarja e Qeverisë Italiane shkroi në Instagram këtë të shtunë se jeta e një personi arriti të shpëtohej falë guximit dhe altruizmit të të riut shqiptar, të cilin e cilësoi një hero. Elton Zefi, 32 vjeç, nuk hezitoi as për një sekondë kur pa një makinë të zhytej në ujërat e kanalit Battaglia në Padova. Ai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti t’i shpëtonte jetën një biznesmeni 85-vjeçar, i cili rrezikonte të mbytej brenda automjetit të tij. Ngjarja ndodhi të enjten, më 20 nëntor, pak pas orës 11:00. Giuseppe Salvalajo, një sipërmarrës i...