Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Moti i keq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ngre alarmin, paralajmëron për përmbytje
Disa pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje, pasi parashikohen reshje të shiut sot dhe të dielën, paralajmëroi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Në një njoftim në Facebook, instituti tha se e ka ngritur alarmin në nivel të verdhë, i cili nënkupton se moti është “potencialisht i rrezikshëm”. Derisa niveli i ujit në lumenj në gjithë vendin ka rënie tani për tani, pasi ato kishin dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në pjesë të vendit më herët gjatë javës, pritet të ketë sërish rritje të nivelit të ujit, thuhet në njoftim. Reshje të shiut parashikohet të ketë në pjesët, lindore, verilindore, qendrore dhe jugore të vendit. Ato pritet të ndikojnë në ngritjen e niveleve në Lumin Morava e Binçës me degën kryesore Kriva Reka, të...