VIDEO/ Arbër Hoxha tregon klasin në Kroaci, dy gola me Dinamon e Zagrebit

VIDEO/ Arbër Hoxha tregon klasin në Kroaci, dy gola me Dinamon e Zagrebit

Arbër Hoxha ka realizuar dopietë në Kroaci, me fanellën e Dinamo Zagreb. Sulmuesi kuqezi ndëshkoi Varazdin, në ndeshjen e cila shkon në llogari për kampionatin. 27-vjeçari shkon në kuotën e 5 golave në 12 ndeshje të luajtura në këtë edicion. Ai, gjithashtu, numëron edhe dy asiste. Lojtari, gjithashtu, mori çmmimin lojtari i muajit tetor, pak para fillimit të ndeshjes. Arbër Hoxha luajti minutat e plota në ndeshjet kualifikuese të botërorit me Shqipërinë, ato ndaj Andorrës dhe Anglisë.