22 Nëntor 2025
18:19
Telesport
Barcelona është rikthyer me këmbë të mbarë në “Camp Nou”, duke mundur 3-0 Athletic Bilbao-n, për javën e 13-të në La Liga. Katalanasit kanë zhbllokuar shifrat që në minutën e 4-të me Robert Lewandowski-n, sulmuesi polak shënon me një goditje të bukur me të majtën. Pavarësisht zërave për një largim në fund të sezonit, sulmuesi polak po tregon që është ende i aftë të udhëheqë më së miri sulmin e Barcelonës.
Në fund të pjesës së parë, Barcelona dyfishon shifrat me Ferran Torres, pas një asisti magjik të Lamine Yamal. Katalanasit e nisin “zjarr” edhe pjesën e dytë, duke gjetur golin që në minutën e 57-të me Fermin Lopez, pas një topi të humbur nga baskët në zonën e tyre.
Në minutën e 54-të, Athletic Bilbao mbetet me 10 lojtarë, pasi Oihan Sancet ndëshkohet direkt me karton të kuq për ndërhyrje brutale ndaj Fermin Lopez.
Në minutat e fundit, ishte Ferran Torres që shënoi golin e dytë personal, sërish me asistin e Lamine Yamal dhe vulosi fitoren 4-0 të Barcelonës. Katalanasit kryesojnë me 31 pikë, aq sa Real Madrid, vetëm se këta të fundit luajnë nesër ndaj Elche.
SHIKOGOLAT
