Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Juventus vuan, por e mbyll në avantazh pjesën e parë në Firence. Kostic nderon bardhezinjtë (video)
22 Nëntor 2025 19:04 Telesport Juventus është duke fituar 0-1 në transfertë në “Artemio franchi” ndaj Fiorentinës, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Serie A. Në minutën e 14-të arbitri kryesor i takimit jep 11-metërsh për bardhezinjtë, pas një kontakti në zonë mes Dusan Vlahovic dhe Pablo Mari. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet dhë ndërron mendje: Nuk ka penallti për Juventusin. SHIKOVIDEON Në minutën e 25-të, Moise Kean godet traversën. Në minutën e 35-të, Vlahovic humb një mundësi të mirë për të gjetur rrjetën, por nuk ia del. Goditja e sulmuesit serb shkon pak jashtë shtyllës së majtë. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Juventus gjen avantazhin me Filip Kostic, i cili shënon një gol tjetet të bukur me një goditje të...