Bayern luan tenis, Olise-Lennart Karl të jashtëzakonshëm. Dortmund bën bllofin. Leverkusen bind në transfertë (video)

Bayern luan tenis, Olise-Lennart Karl të jashtëzakonshëm. Dortmund bën bllofin. Leverkusen bind në transfertë (video)

Pas barazimit 2-2 ndaj Union Berlin, që ndali serinë e 16 fitoreve rresht, Bayern Munich është riktheyer sërish te fitorja. Bavarezët kanë mundur 6-2 Freiburg, në sfidën e javës së 11-të në Bundesligë, e luajtur në “Allianz Arena”. Bayern Munich është zënë në befasi nga Freiburg në minutat e para, ku miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë duke e gjetur të papërgatitur në dy raste mbrojtjen e Kompany. Yuito Suzuki shënoi fillimisht për Freiburg në minutën e 12-të, pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Johan Manzambi dyfishoi shifrat në minutën e 17-të, duke shënuar me kokë pas krosimit nga goditja e këndit. Talenti Lennart Karl ngushtoi shifrat për bavarezët në minutën e 22-të, pas asistit të marrë nga Michael Olise. Në minutat shtesë,...