Tri ekipe sigurojnë një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për femra, shpreson edhe Dinamo

Tri ekipe sigurojnë një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për femra, shpreson edhe Dinamo

Janë luajtur ndeshjet e raundit të katërt të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, që kanë sjellë edhe zyrtarizimin e tri skuadrave të para që avancojnë në fazën gjysmëfinale. Vetëm në Grupin B duelohet për një vend. Në këtë grup, Tirana fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë në (25-17, 25-13, 25-11), një ndeshje e dominuar totalisht nga bardheblutë. Me 12 pikë të plota, ekipi kampion avancon metamatikisht në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Një hap përpara bën Dinamo, që fitoi 3-1 ndaj Teutës në Durrës (25-16, 25-17, 20-25, 27-25) dhe ndodhet e vetme në vendin e dytë. Një ndeshje mjaft e bukur, ku të dyja ekipet kërkuan fitoren, por kryeqytetaset arritën të triumfojnë në fund. Nqë Grupin A, Pogradeci mundi 3-0 Korabin (25-6, 25-12, 25-16), një...