Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Liverpool për turp, Nottingham Forest bën spektakël në “Anfield”. Sunderland i Xhakës e pëson në fund (video)
22 Nëntor 2025 17:53 Telesport Duket e pabesueshme ajo që po ndodh me Liverpool-in këtë sezon. Kampioni në fuqi i Premier League është trupëruar 0-3 nga Nottingham Forest në sfidën e javës së 12-të në Premier League, e luajtur në “Anfield”. Murillo shënoi fillimisht për Nottingham në minutën e 33-të, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Igor Jesus gjeti sërish golin për miqtë aps dy minutash, por u anullua për prekje me dorë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Nottingham Forest, pjesa e dytë nis sërish me gol për miqtë. Mbrojtësi i ardhur nga Juventus, Nicolo Savona, gjeti rrjetën pas një kundërsulmi fantastik, të finalizuar me sukses nga italiani. Morgan Gibbs-White vulosi fitoren e Nottingham, duke shënuar golin e tretë në minutën...