Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
ABISSNET SUPERIORE: Egnatia nuk tregon mëshirë ndaj Bylis, fund dramatik në “Niko Dovana” mes Vorës dhe Teutës
Ka nisur sot java e 12-të e Abissnet Superiore. Vora pa stadium, ka rënë dakord që ndeshjen ndaj Teutës ta luante në “Niko Dovana”, aty ku në fund “Djemtë e Detit” fituan 0-1. Durrësakt gjetën golin në minutën e 68-të, me Erando Kotobelli, i cili shënoi aps një topi të ardhur nga goditja e këndit. Në minutën e fundit shtesë, Vora barazon shifrat me golin e Luis Felipe, por që u anullua pas ndërhyrjes së VAR për faull brenda zonës. Pas kësaj fitoreje, Teuta renditet e katërta me 18 pikë, Vora e gjashta me 14 pikë. Në sfidën tjetër në Rrogozhinë, Egnatia fitoi 4-1 ndaj Bylis, ku heroi kryesor i takimit ishte padyshim Soumaila Bakayoko me 4 gola të shënuar, dy në pjesën e parë...