Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Moti i keq/ Ministri Vengu: 1500 hektarë tokë të përmbytura në mbarë vendin
Nga Saranda, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se 1500 hektarë tokë janë nën ujë në mbarë vendin, për shkak të reshjeve intensive të shiut gjatë ditëve të fundit. “Praktikisht rreth 1500 hektarë janë nën ujë, 500 hektare bashkitë Lezhë dhe Kurbin, pastaj pjesa e Devollit dhe Maliqit ku ujërat kanë rënë por sërish ka siperfaqe te permbytura. Kemi gjithashtu Vjosën dhe Semanin me një sipërfaqe të konsiderueshme brenda argjinaturave, por që kërcënojnë disa fshatra dhe së fundmi padyshim edhe Saranda e prekur në mënyrën masive me 500 hektarë në ujë në momentet që flasim. Gjithashtu konsiderohet se rreth 200 familje janë evakuar në rang vendi, 150 prej tyre janë rikthyer në banesë dhe 50 prej tyre gjenden në konvikte. Të gjitha forcat aktualisht janë...