Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Ministri Vengu: Sarandam një prej bashkive më të dëmtuara nga moti i keq, me 500 hektarë sipërfaqe nën ujë
Nga Saranda, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se 1500 hektarë tokë janë nën ujë në mbarë vendin, për shkak të reshjeve intensive të shiut gjatë ditëve të fundit. “500 hektarë në Lezhë e Kurbin, disa hektarë në Devoll dhe Maliq. Vjosa dhe Semani ka sipërfaqe të konsideruesme nën ujë”,- tha Vengu. Saranda është po ashtu një prej bashkive më të dëmtuara nga moti i keq, me 500 hektarë sipërfaqe nën ujë. Ministri bëri me dije se në mbarë vendin rreth 200 familje u evakuuan nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve, nga të cilët 150 janë rikthyer në shtëpitë përkatëse, ndërsa pjesa tjetër është strehuar në konvikte.