Një tjetër sprovë atmosferike ka prekur Bashkinë e Finiqit, ndërsa ekipet e terrenit po punojnë pa ndërprerje për të menaxhuar situatën. Kryebashkiaku i Finiqit, Romeo Çakuli, ka reaguar me një mesazh publik ku shpreh mirënjohjen dhe respektin për punonjësit që po përballen me vështirësitë e motit.
“Respekt për djemtë e stafit që, nën kushte të vështira, ndërhyjnë dhe përballen me guxim me çdo situatë,” shkruan Çakuli, duke garantuar se strukturat e bashkisë janë në terren dhe të përgatitura për çdo emergjencë.
Kryebashkiaku u bën thirrje qytetarëve të Finiqit të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmë apo informacion, duke publikuar edhe kontaktet e përgjegjësve:
🔹 Nënkryetari: Vangjel Angjeli – 068 835 9024
🔹 Nënkryetari: Jani Harisi – 069 285 6187
🔹 Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Mbrojtjes së Mjedisit: Sotir Kendra – 068 545 9487
Çakuli siguron se bashkia është në ndjekje të situatës dhe se do të ndërhyjë aty ku ka nevojë, duke vënë në prioritet sigurinë e qytetarëve.
Finiq – Kryebashkiaku Çakuli: Në gatishmëri të plotë, përballojmë çdo sfidë nën kushte të vështira
