Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Arbër Hoxha i pakapshëm, shënon dopietë në Kroaci! Kundërshtarët me “dhimbje koke”
Arbër Hoxha është padiskutim në formën më të mirë të tij dhe në momentin më të mirë të karrierës si me kombëtaren ashtu edhe me klubin e tij Dinamo Zagreb. Pasi trullosi mbrojtjen angleze një javë më parë, Hoxha ka shënuar një dopietë këtë të shtunë në kampionatin kroat, duke kontribuuar në fitoren 3-1 të Dinamos përballë Varazhdinit. Hoxha ishte autori i golit të dytë dhe të tretë për skaudrën e Dinamos. Ky është goli i tij i 5-të këtë sezon në Kroaci, duke u renditur me vetëm 1 gol më pak nga kryesuesit e tabelës. Me këtë rezultat Me këtë rezultat Dinamo pozicionohet në vendin e dytë të tabelës me vetëm një pikë larg Hajdukit të Split që kryeson kampionatin.