Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Të vërtetat e PD-së që nuk dalin jashtë selisë
Nga Roland Lami Marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian e Shteteve të Bashkuara ka hyrë prej kohësh në një spirale tensioni, ku secila palë flet, por asnjëra nuk dëgjon. Në çdo raport ndërkombëtar mbi zgjedhjet apo reformat, PD-ja reagon me gjuhë të ashpër dhe akuza të drejtpërdrejta, duke portretizuar diplomatët si të njëanshëm, të painformuar apo të kapur nga narrativat e qeverisë. Në këtë klimë të ndezur, diskursi politik shqiptar është shndërruar në një duel perceptimesh, ku faktet nuk kanë peshën e deklaratës së fortë dhe retorika shpesh merr vendin e argumentit. Ndërsa BE-ja dhe SHBA-ja publikojnë vlerësime të bazuara në raporte, vëzhgime dhe dokumente, PD-ja reagon me versionin e saj të realitetit, të strukturuar më shumë mbi besimin e brendshëm sesa...