Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nga e diela ulen reshjet/ Kreu i Emergjencave Civile: Nisim rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara
Pas disa ditëve me reshje intensive që shkaktuan përmbytje në shumë zona të vendit, duke nisur nga e diela parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike. Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako gjatë inspektimeve përgjatë lumit Vjosë tha se në vend pritet ulje e intensitetit të reshjeve. Pas kalimit të kësaj faze ndërhyrjet e emergjencave do të përqëndrohen kryesisht në riparimin e argjinaturave dhe vlerësimin e dëmeve. Çako deklaroi se strukturat e emergjencave vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë, pasi situata ende mbetet e paqëndrueshme në disa zona ku reshjet vijojnë.