Kombëtarja e femrave do të luajë dy miqësore ndaj Turqisë, trajneri Grima zbulon listën

Kombëtarja e femrave do të luajë dy miqësore ndaj Turqisë, trajneri Grima zbulon listën

22 Nëntor 2025 16:03 Telesport Shqipëria e vajzave do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Turqisë më 28 nëntor dhe 1 dhjetor. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të nisë grumbullimin dhe përgatitjet të hënën në Tiranë, për t’u zhvendosur më pas në Stamboll, ku do të vijojë fazën përgatitore. Në kuadër të këtyre dy miqësoreve, trajneri Grima ka grumbulluar 24 futbolliste, pesë prej të cilave janë risi në listën kuqezi. Stafi teknik dhe departamenti i ekipeve kombëtare vijojnë të monitorojnë vazhdimisht elementet e rinj. Katër nga futbollistet e grumbulluara rishtaz në skuadër vijnë nga ekipet jashtë vendit, teksa vetëm Teresa Deda është pjesë e skuadrës së Vllaznisë. Po ashtu, në skuadër rikthehen edhe futbollistet që kanë qenë më parë pjesë, si Klaudia...