“Interi është favorit për titullin, Milanin nuk e shoh ende në të njëjtin nivel”

“Interi është favorit për titullin, Milanin nuk e shoh ende në të njëjtin nivel”

22 Nëntor 2025 14:42 Alfred Lleshi Andriy Shevchenko, golashënuesi më i mirë në historinë e “Derby della Madonnina” (14 gola), analizoi sfidën e së dielës për “La Repubblica”. Sipas tij, ky derbi nuk e vendos fatin e kampionatit, por ka peshë të ndryshme për dy skuadrat: “Nuk do të ndikojë në destinin e kampionatit, është ende herët. Për Milanin është më i rëndësishëm, sepse e shoh ende pak më të brishtë se Interin. Duhet të vazhdojë të rritet, një humbje në derbi mund ta frenojë këtë proces”. Shevchenko e sheh Interin një hap përpara: “Skuadra zikaltër ka mbetur e paprekur, madje është forcuar, pastaj Chivu ka idetë e duhura. Zikaltrit janë ndër favoritët për titullin”. Ndryshe nga Milani, që po rindërton: “Duhej të rikthente sigurinë. Kanë...