Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Presidenti i FFP për pasuesin e Deschamps: Trajneri i ri mund të njoftohet që në mars
22 Nëntor 2025 14:54 Alfred Lleshi Tema e pasuesit të Didier Deschamps në stolin e Francës mbetet aktuale. Në një intervistë për “L’Équipe”, presidenti i FFF, Philippe Diallo, tha se trajneri i ri mund të zgjidhet deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2026, pra mes marsit dhe prillit. Kontrata e Deschamps, në detyrë që nga viti 2012, skadon pas Kupës së Botës 2026. “Do të flas si me Didier, ashtu edhe me kolegët e komitetit ekzekutiv, – shpjegoi Diallo. – Ekzistojnë dy momente të mundshme për ta njoftuar pasuesin e trajnerit aktual; menjëherë pas Botërorit ose më herët, në një periudhë të largët nga faza finale. Një opsion konkret është fundi i tremujorit të parë 2026, për të shmangur çdo lloj shqetësimi”....