Ka luajtur me të dyja ekipet, Ganz për derbin: Lautaro dhe Leao bëjnë diferencën

Ka luajtur me të dyja ekipet, Ganz për derbin: Lautaro dhe Leao bëjnë diferencën

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit, Maurizio Ganz, ka folur për derbin e Milanos, që zhvillohet të dielën mbrëma, në një intervistë për “SportWeek”. Ganz shpjegon zgjedhjen që bëri si futbollist, kur kaloi nga Interi te Milani: “Ka qenë klubi, ai që më largoi. Tek Interi ishin Ronaldo, Zamorano, Recoba, plus Moriero dhe Djorkaeff. Unë do të kisha qëndruar, por nuk ishte e mundur. Më donin Milani dhe Lecce. Shkova te Milani dhe shpërtheu një rrëmujë. Tifozët më konsideronin tradhtar”. Për festimin pas një goli në derbi: “Ishte një shpërthim, një festim ndoshta i tepruar, por isha plot me zemërim, thjesht nuk arrita ta mbaja veten. Nuk e kisha me tifozët zikaltër, më kanë dashur dhe kjo është diçka që nuk do ta harroj kurrë”. Për protagonistët...