“Robotë humanoidë dhe çipi që ringjall trurin e njeriut”, eksperti i IT: Po luajmë me rolin e Zotit!

“Robotë humanoidë dhe çipi që ringjall trurin e njeriut”, eksperti i IT: Po luajmë me rolin e Zotit!

Në një epokë ku teknologjia po ecën përpara më shpejt se kuptimi njerëzor, eksperti i IT-së Erikleo Çepa solli në “Aldo Morning Show” zhvillimet më të fundit që po tronditin botën moderne. Nga robotët që lëvizin si njerëz e deri tek çipat që synojnë të ringjallin funksione të trurit, Çepa zbuloi për audiencën se sa pranë jemi tashmë kufijve që dikur konsideroheshin fantazi shkencore. Përballë këtyre arritjeve, pyetja e madhe që ngrihet është: a po e sfidon apo po e luan njeriu rolin e Zotit? Aldo: Teknologjia ecën përditë. Ajo që ne mendojmë si të re dhe që e dimë befas është bërë e vjetër sepse kanë ndryshuar gjërat. Ndër përditësimet e teknologjisë çfarë ka diçka të re që ne na trondit dhe na mahnit. Erikleo...