“Jemi akoma në situatë emergjence”/ Çako: Niveli i Vjosës ka rënë! Nuk ka aktualisht probleme me banorët

“Jemi akoma në situatë emergjence”/ Çako: Niveli i Vjosës ka rënë! Nuk ka aktualisht probleme me banorët

Nga Ura e Mifolit në Novoselë të Vlorës, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako bëri më përditësim mbi situatën e krijuar nga reshjet dhe daljet e lumejve nga shtrati. Çako theksoi se situata vijon të mbetet ende në emergjencë dhe gatishmëri të plotë. Referuar lumit Vjosa, Çako tha se ka një ulje të nivelit të ujit prej disa orësh, ndërsa prurjet mbeten në nivele të menaxhueshme.   “Jemi në ditën e 4. Jemi akoma në situatë emergjence në shkallë vendi. Situata është në kontroll, të gjithë institucionet, strukturat janë të angazhuar sipas prefektuarave dhe bashkivee. Momentalisht jemi në Urën e Mifolit, ku theksojmë se gati 12 orësh ka filluar rënia e nivelit të Vjosës. Është larguar risku i shtuar, dhe presim që të hyjë totalisht në shtratin e vet pasi edhe nivelet në Përmet dhe Memaliaj kanë rënë ndjeshëm nga dje, ku intensiteti i...