Nuhiu: Besoj fort te grupi, jemi gati për Flamurtarin

Nuhiu: Besoj fort te grupi, jemi gati për Flamurtarin

Tirana e vendit të fundit do të luajë nesër në Vlorë me Flamurtarin për javën e 12-të Abissnet Superiore (16:30). Para kësaj sfide delikate trjneri i bardhebluve Ardian Nuhiu foli sot për mediat: Ndalesa e kampionatit… “Padiskutim ka qenë e mirëseardhur, për 2 javë kemi shfrytëzuar, kemi punuar me skuadrën në aspektin fizik, taktik dhe atë psikologjik. Jemi munduar të marrim ngarkesën e duhur fizike në javën e parë, përsa i përket aspektit taktik jemi munduar të përcjellim mënyrën se si dua që të qëndrojë skuadra ime në fushë apo mënyrën si do të luajmë. Në aspektin psikologjik pres të shoh një skuadër të ndryshme nga dita e nesërme ku do të presim një kundërshtar jashtëzakonisht të fortë. Kemi analizuar detajet më të vogla të...