Talenti i Vllaznisë Edon Murataj ka dalë sot para mediave në vigjilje të takimit (java e 12) ndaj Partizanit nesër në orën 16:30 në “Arena e Demave” për të dhënë disa përgjigje personale por dhe të shokëve të skuadrës.
Sulmuesi anësor kuqeblu: “Partizani është një ekip i mirë, me shumë cilësi, por ne duhet të shohim veten. Jemi gati për të fituar”
Ndeshja me Partizanin?
“Është e vërtetë që po kalonim një formë të mirë, por ndërprerja e kampionatit na ka ndihmuar, pasi na ka dhënë kohë për të pushuar, për t’u stërvitur dhe kryesorja na janë bashkuar edhe lojtarët e tjerë që kanë qenë të dëmtuar. Jemi përgatitur shumë mirë për të dhënë maksimumin nesër.
Si ndiheni tani?
Unë jam shumë mirë, ndihem mirë dhe jam gati për të luajtur, ashtu sikurse i gjithë ekipi. Normalisht që dëmtimi bën të vetën, por me stërvitjen e bërë kam pasur mundësi të kap ritmin e kampionatit. Jam gati për ndeshjen tjetër, jo vetëm unë por edhe të gjithë lojtarët e tjerë, si fizikisht, ashtu edhe mentalisht. Kërkojmë vetëm 3 pikë nesër. Normalisht që Partizani është një ekip i mirë, me shumë cilësi, por ne duhet të shohim veten. Jemi shumë të motivuar, si gjithmonë. Nuk e shoh problem për të marrë 3 pikë nesër.
Pista për kampionate të tjera?
Më pëlqen ky kampionat, nuk ka asnjë ekip të lehtë, secili ka cilësi. Ndeshjet janë të vështira, por më pëlqen rivaliteti i fortë. Normalisht që mungesa e trajnerit ndikon, pasi është ai që na motivon, por përsëri do të bëjmë maksimumin. Gjithsesi, jemi gati për ta fituar këtë ndeshje.
Këshilla e trajnerit? Fito, jep maksimumin, vazhdo përpara! Lojtarët janë gati për të luajtur nesër.
Bismark? Është duke u stërvitur mirë, e presim që nesër të jetë gati. Të gjitha janë ekipe të forta. Trajneri Borshi është shumë i mirë që e di stilin e lojës, jemi gati të japim 100% për tifozët shkodranë./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
