Paul Pogba rikthehet sonte në fushë, debuton me Monaco pas kalvarit 26 mujor

Paul Pogba rikthehet sonte në fushë, debuton me Monaco pas kalvarit 26 mujor

22 Nëntor 2025 13:46 Alfred Lleshi Pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë, Paul Pogba është gati për t’u rikthyer në futboll. Në moshën 32-vjeçare dhe 26 muaj pas ndeshjes së fundit zyrtare (3 shtator 2023, Empoli-Juventus), mesfushori francez do të bëjë debutimin e tij me fanellën e Monacos në Ligue 1, në ndeshjen ndaj Rennes, e cila luhet sot në orën 19:00. Pogba ka kaluar një periudhë të errët, që nisi në nëntor 2022, për shkak të dëmtimeve dhe problemit me dopingun. Ai kishte përdorur suplementë me DHEA pa këshillën e stafit mjekësor të Juventusit. Mbasi doli pozitiv në testin përkatës, pas ndeshjes Udinese-Juventus në gusht 2023, u ndëshkua me 4 vite pezullim nga Tribunali Antidoping, më pas apelimi në CAS që e...