VIDEOT- Përmbytjet në Çukë të Sarandës, evakuohen 25 familje, do akomodohen në çadra/ Tufa e deleve shpëtohet me zetor

VIDEOT- Përmbytjet në Çukë të Sarandës, evakuohen 25 familje, do akomodohen në çadra/ Tufa e deleve shpëtohet me zetor

Në Sarandë janë evakuuar 25 familje, të cilët do të akomodohen në çadra përkohësisht. Evakuimi vjen pas përmbytjeve në fshat për shkak të çarjes së argjinaturës një ditë më parë.  Ndërkohë, banorëve të tjerë u janë dërguar edhe ndihma pas përmbytjeve.  Përmbytjet/ Tufa e deleve shpëtohet me zetor në Çukë  Një tufë me dele që kishin mbetur të bllokuara në një stallë në fushën e Çukës në sarandë janë shpëtuar. Pavarësisht se niveli i ujit ka rënë rreth 40 cm në krahasim me dje, fusha, komplekset blegtorale, magazinat dhe impianti i përpunimit të ujërave të zeza mbeten të përmbytura.