Në zonën e Çukës në Sarandë po vijojnë me intensitet punimet për mbylljen e çarjeve të argjinaturës së Bistricës së Madhe, pas dëmtimeve të shkaktuara nga prurjet e larta.
Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Vlorës, Ardit Bido, i cili informoi se puna në terren po kryhet pa ndërprerje për të ulur rrezikun për banorët dhe tokat bujqësore përreth.
Në operacion janë angazhuar Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe emergjencat civile, të cilat po punojnë për forcimin e argjinaturës dhe shmangien e përmbytjeve të mundshme.
Sipas autoriteteve, ndërhyrjet po kryhen me ritme të shpejta me synimin që situata të stabilizohet sa më parë dhe zona të rikthehet gradualisht në normalitet.
Sarandë, vazhdojnë punimet për riparimin e argjinaturës në Çukë
