Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Allegri mbështet Gattuson: Nëse ndalet kampionati, do të jetë një avantazh për kombëtaren
22 Nëntor 2025 12:54 Alfred Lleshi Gjatë konferencës për shtyp para derbit të Madoninës, trajneri i Milanit komentoi edhe thirrjen e trajnerit të kombëtares, Gennaro Gattuso, për ta ndaluar kampionatin italian pranë ndeshjeve “play off” për Botërorin: “Nëse e ndalojmë kampionatin, nuk do të luajmë dhe do ta ndihmojmë kombëtaren, por besoj se kombëtarja ka mundësi të mëdha për të shkuar në Botëror. Rino po bën një punë të mirë. Nëse ndalohet kampionati, edhe ne do të ndalojmë dhe kjo do të jetë një avantazh për kombëtaren”. Lidhur me derbin e nesërm, Allegri nënvizoi: “Milani, jo favorit në derbi? E fillojmë gjithmonë nga 0-0. Do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme sportive, por nuk do të vendosë sezonin, sepse duhet të arrijmë marsin midis katër...