Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Drejt Inter-Milan, flet Allegri: Ne nuk jemi favoritë? Ndeshjet fillojmë gjithmonë nga 0-0…
22 Nëntor 2025 13:05 Alfred Lleshi Pas pushimit prej kombëtareve, Milan rikthehet në kampionat me derbin kundër Interit, me synimin për t’i kapërcyer rivalët ndërqytetas në krye të klasifikimit. Trajneri Allegri u shpreh: “Milani, jo favorit në derbi? Ndeshjet fillojnë gjithmonë nga 0-0. Interi është i fortë, por edhe ne jemi gati. Derbi ka historinë e vet, ne duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer, duke qenë më të vëmendshëm”. Ai shtoi se ky derbi nuk vendos gjithçka, pasi kampionati është i gjatë dhe deri në mars, Milani do të ketë edhe ndeshje të tjera në Kupë dhe Superkupë. Përsa i përket formacionit shtoi: “Rabiot do të luajë, Gimenez ka një problem me kyçin. Leao dhe Pulisic do të jenë titullarë”. Allegri vlerësoi punën e...